Plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar gjatë natës në kryeqytet, zbardhen detajet e para, ja çfarë dyshohet

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë natës në zonën e Komunës së Parisit, në kryeqytet.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, i plagosur ka mbetur Kristian Kaçorri, 28 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kofshë. Fatmirësisht, dëmtimi nuk ka qenë i rrezikshëm për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një kioskë pranë “Lulishtes” në Komunën e Parisit. Deri më tani, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme