Pensionet me Italinë, kryeministri Rama: Marrëveshja gati për zbatim, ‘motra’ Meloni më dorëzoi dokumentin final

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke filluar nga data 1 qershor, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja për njohjen e pensioneve mes dy vendeve.


Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se kryeministrja italiane Giorgia Meloni, të cilën ai e quan “Motër”, ka sjellë në Tiranë dokumentin final të marrëveshjes.

LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme