Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Suk 2 të Roskovecit, ku si pasojë e shembjes së një muri rrethues ka humbur jetën një vajzë e mitur.
Mësohet se muri i amortizuar u shemb duke zënë poshtë 4-vjeçaren, e cila, edhe pse u transportua menjëherë në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.
Raportohet se e mitura ishte duke luajtur në afërsi të murit në momentin që ndodhi ngjarja tragjike. Ajo u dërgua pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.