Ilir Meta nuk siguron mandat deputeti, reagon nga burgu: Nuk pranoj marifete, jam për përfaqësim të ndershëm

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për të qenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.


Meta garonte nën siglën e koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”, të udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, duke qenë pjesë e listës së hapur të Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook nga burgu, Meta falënderoi qytetarët që e votuan më 11 maj dhe e cilësoi fushatën si të pabarabartë. Ai shtoi se standardet e zgjedhjeve, demokracia dhe shteti i së drejtës janë cënuar.

Ilir Meta u distancua qartë nga çdo përpjekje për të marrë mandat parlamentar përmes dorëheqjeve të kandidatëve të Partisë së Lirisë në Qarkun Tiranë, duke e quajtur një veprim të tillë në kundërshtim me bindjet dhe parimet e tij.

“Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për të cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë”, shkruan Meta.

Reagimi i Ilir Metës:

Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në themel të tij.

Për mua ata nuk janë votues por heronj dhe do të gëzojnë përjetë të gjithë mirënjohjen time të pakufijshme.

Disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit tim parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.

Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë.

Dëshiroj të falenderoj dhe vlerësoj Tedi Blushi , dhe kolegët e tjerë në Partinë e Lirisë të cilët luftuan me përkushtim në këtë fushatë të pabarabartë përballë Narkoshtetit dhe makinerisë së tij zgjedhore kriminale, pabesive dhe thikave pas shpine.

Një falenderim të veçantë edhe për të gjithë ata komisionerë, numërues dhe vëzhgues, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme