Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ngriti aktakuzë kundër një personi i cili ngarkohet për vepër penale “Rrezikim i sigurisë”.
“Më 29 prill, në fshatin Vrutok, i pandehuri kërcënoi se do të sulmonte jetën ose trupin e një zyrtari – një gjyqtari në Gjykatën Themelore në Gostivar. Kërcënimet u bënë në lidhje me kryerjen e detyrave profesionale që gjyqtari ndërmori brenda kuadrit të autoritetit të tij. I akuzuari hyri në oborrin e shtëpisë së familjes së gjyqtarit, e pyeti nëse e njihte dhe filloi ta kërcënonte drejtpërdrejt, duke përmendur një lidhje me një proces gjyqësor të supozuar. Pasi bëri kërcënime të forta, ai u largua. Me propozimin për ngritje të aktakuzës, prokurori publik kompetent paraqiti edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të akuzuarin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.