Serbia e liron nga burgu Tefik Mustafën pas një viti

Tefik Mustafa i cili u arrestua në qershor të vitit të kaluar në kufirin Serbi – Kosovë nga autoritetet serbe pasi po vinte nga Italia, është liruar të premten.

Këtë e ka konfirumuar për Infokus, djali i tij, Qamil Mustafa.

“Po na kanë njoftuar të premten se do ta lirojnë dhe e kanë liruar po atë ditë. Tashmë është dërguar në Itali pasi figuron si shtetas i Italisë. Nesër në orën 13:00 do të vijë në Kosovë.”, ka thënë shkurt djali i tij.

Mustafa u arrestua nga autoritetet serbe më 1 qershor 2024 dhe iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë, me arsyetimin se ekziston rreziku i arratisjes.

Ai akuzohej për “krime lufte kundër popullatës civile”, si bashkëkryes, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve që e lidhin atë me zhdukjen e tre zyrtarëve policorë serbë pranë Llabjanit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Arrestimi i tij është kundërshtuar nga autoritetet e Kosovës, të cilat e kanë cilësuar atë si arbitrar dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij.

Ky nuk është rasti i parë i arrestimeve të shtetasve të Kosovës nga Serbia nën dyshimet për krime lufte.

Në vitet e fundit, disa persona janë ndaluar dhe akuzuar për ngjarje që datojnë nga lufta e viteve 1998-99, ndërsa autoritetet kosovare i kanë konsideruar këto veprime si të motivuara politikisht./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme