VLEN: Garantojmë bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë ndërkombëtarë

Përmes një komunikate për media nga koalicioni VLEN thonë se po vazhdojnë të konsolidojë pozitën e tyre, si partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare, duke marrë përkrahje të qartë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“VLEN është alternativa e vetme që garanton bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë strategjikë dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesit e VLEN, për çdo ditë, po priten nga partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po marrin mbështetje të qartë për vizionin dhe platformën e tyre”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga VLEN.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme