VIDEO/ Dalin pamjet nga ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja! Banorët ikin me vrap të frikësuar: Hajde këtej nga unë

Janë bërë publike pamjet nga ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja, pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj) në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit.


Në video shihet momenti teksa makina tip “Seat” e atentatorëve shkon në drejtim të shënjestrës dhe qëllon drejt tij, dyshohet me kallashnikov.

Në audio dëgjohet vetëm një e shtënë me armë zjarri, ndërsa qytetarët e pranishëm në vendngjarje vrapojnë të tmerruar, ndërsa një banor fshihet pas një automjeti të parkuar pranë vendit të ngjarjes.

“Ku je, ec avash! Hajde tek nga unë, hajde ktej nga unë”, dëgjohet një prej tyre duke iu drejtuar një tjetri i frikësuar.

Ndërkohë në video nuk shihet momenti kur u qëllua viktima, krim i ndodhur vetëm pak metra larg pamjeve të inkuadruara nga kamerat e sigurisë në zonë.

Automjeti tip Seat i autorëve është gjetur i djegur në fshat Gërdec, ndërsa brenda makinës ndodhej një armë zjarri.

“Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme