Zv.rektorja e Luarasit, Ani Dasho: Për studentët e parë të tre programeve të London School of Economics, “Hysenbelliu Group” ka akorduar bursë 2 mijë euro! Mesazhi për gjimnazistët

Zv.rektorja e Universitetit Luarasi, Ani Dasho, në studion e emisionit ‘Log.’, në News24, ka deklaruar se për studentët e parë parë të tre programeve të London School of Economisc, Finance, Business and Managment dhe Data Science and Business Analytics, “Hysenbelliu Group”, ka akorduar një bursë prej 2 mijë euro nga totali 9 mijë euro.


Gjithashtu tha se “për studentët 10/10 ne akordojmë edhe bursa të tjera ekselence.”

Duke iu drejtuar gjimnazistëve, që do të jenë studentë të ardhshëm të këtyre 3 programeve të LSE, Dasho tha se ata mund të paraqiten në Universitetin Luarasi nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite, për të gjithë procedurat.

Dasho: Në Universitetin Luarasi ka bursa ekselence. Ndërsa Hysenbelliu Group për studentët e parë të tre programeve të LSE ka akorduar një bursë prej 2 mijë euro nga totali 9 mijë euro. Shifra është bërë publike. Tarifa e këtij viti akademik është 7 mijë euro, me 2 mijë euro bursë nga Hysenbelliu Group.

Gjithashtu për studentët 10/10 ne akordojmë edhe bursa të tjera ekselence, të cilat do t’i shfaqim në takimet me gjimnazistët.

Do të thosha diçka për gjimnazistët që do të jenë studentë të ardhshëm të këtyre 3 programeve, universiteti është i hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite, për kundrejt gjithë ekipit të dedikuar të LSE prej 12 vitesh, për të ndihmuar të gjithë procedurat për të testuar dhe inkurajuar gjimnazistët në fushën e matematikës dhe në pjesën e anglishtes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme