Shumica e lëvizjeve politike burojnë nga liderët e partive politike tha në intervistë për Alsat, profesori universitar, Murat Aliu

Shumica e lëvizjeve politike burojnë nga liderët e partive politike tha në intervistë për Alsat, profesori universitar, Murat Aliu. Edhe rasti i fundit me Taravarin, sipas tij, lë hapësirë për të dyshuar se ishte lëvizje për arsye personale e jo për parime. Qytetarët shqiptarë ende nuk e kanë të qartë arsyen e qëndrueshme përse doli nga Qeveria dhe përse u largua nga VLEN, thotë profesori Aliu.

Pse është dashur të shkojë te z.Rama, duke mos pasur asgjë kundër kryeministrit shqiptar, të arsyetohet atje, ndërkaq opinioni publik këtu ngeli pa përgjigje për diçka të tillë. Tani ishte shumë simptomatike, z.Taravari në asnjë moment nuk e kritikoi z.Mickoskin, kryeministrin deri në ditën që dha dorëheqje nga posti si ministër dhe më pas u thanë disa fjalë që bëhet fjalë për një parti me prirje antishqiptare. Edhe sikur të ketë të drejtë, edhe sikur të jetë një gjë e tillë, këtë pozicion ai duheshte ta thotë që në fillim kur filluan përplasjet jo tani pasi që ndodhën të gjitha këto, deklaroi Murat Aliu – Profesor Universitar. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme