Për herë të parë në Maqedoni konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se dy rastet e para të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Maqedoni. Pacientët u testuan me rekomandimin e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, dhe përveç lisë së majmunëve, u kryen edhe teste për HIV, sifiliz dhe herpes.

Analizat laboratorike, të kryera në tre mënyra të ndryshme, konfirmuan rastet. Pas rezultateve të marra, menjëherë u morën masat e duhura dhe u informuan të gjitha institucionet përkatëse – Ministria e Shëndetësisë, Klinika për Sëmundjet e Lëkurës dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive.

Epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik kanë nisur një anketë të individëve të infektuar për të mbledhur informacionin e nevojshëm për mbrojtje dhe kontroll të mëtejshëm. Pacientët udhëzohen të kontaktojnë Klinikën e Sëmundjeve Infektive për monitorim dhe trajtim.

Nga Instituti theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi të gjitha institucionet po marrin shpejt dhe profesionalisht masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme