Qëlloi me pistoletë me gogla një mjeke në QSUT dhe përplasi 3 makina policie gjatë arratisjes, 42-vjeçari Enis Vrapi përfundon në prangat e policisë

Policia ka arrestuar Enis Vrapin, 42 vjeçarin që paraditen e së premtes, më 23 maj, qëlloi me pistoletë me gogla një mjeke në QSUT dhe më pas u përpoq të largohej duke përplasur me makinën e tij tre automjete të policisë.

Gjatë përplasjes, dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor u dëmtuan lehtë, ndërsa 42-vjeçari rrezikoi seriozisht jetën e tyre me veprimet e tij të rrezikshme.

Në kontrollin e banesës dhe automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi sasi municioni për armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse të armëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan shtetasin E. V., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, duke përplasuar 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, ku si pasojë, u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor, ka qëlluar me pistoletë lodër një mjeke të QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me dhunë një punonjës SHPSF.

Gjatë kontrollit të banesës dhe të automjetit të tij, iu gjetën sasi municioni për armë zjarri dhe armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse arme”, njoftoi policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme