“Nuk ishte i mirë” – Bisedat e koduara në SkyECC nxjerrin zbuluar trafikun Shqipëri-Itali! Nderjakët s’kënaqen me cilësinë e ‘mallit’, ankohen te furnizuesi ‘Pepe’

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e grupit të strukturuar shqiptar në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.


Në qendër të bisedave të reja të zbardhura nga Sky Ecc në dosje, qëndrojnë dy vëllezër, Hasan dhe Ekil Nderjaku, të dyshuar për organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas materialeve të siguruara nga prokuroria, më 16 shkurt 2021, në orën 23:03, janë kapur dy biseda paralele në SkyECC mes vëllezërve Nderjaku dhe një personi të tretë të paidentifikuar, i njohur si “Pepe”. Bisedat kishin si qëllim ankesën për cilësinë e dobët të një sasie lënde narkotike, e cila i ishte dorëzuar Hasanit. Ky i fundit, përmes të vëllait Ekilit, kërkonte zgjidhje nga furnizuesi.

Në një nga komunikimet, Ekil i shkruan furnizuesit të drogës:

“Ma hje iher foto atë thardhën… me 36.5 e kemi marrë shok”, duke u ankuar për produktin dhe duke u kujdesur të mos “bëjnë bujë kot me mall poshtë”. Në përgjigje, furnizuesi tenton të justifikohet:

“Jo mo shok, s’bëhet fjalë… është e pahapur, pak para se ta japim ta hapim, të nis foto”.

Bisedat vazhdojnë edhe më 7 shkurt 2021, ku diskutohen detajet logjistike për dërgimin e një sasie tjetër dhe vendndodhja e dorëzimit në Rozzano, Itali, me adresë të saktë.

Në një komunikim tjetër më 16 shkurt 2021, Hasan Nderjaku i shkruan vëllait:

“Malli që pruni ai pilli grus atë ditë, nuk ma pëlqyen… kishte një gjë aty”, duke përforcuar dyshimin se ai jo vetëm është në dijeni të cilësisë së drogës, por edhe i përfshirë në shpërndarjen dhe menaxhimin e ankesave nga rrjeti.

Menjëherë pas kësaj, Ekil Nderjaku ndërhyn te furnizuesi dhe i kërkon llogari, ndërsa i dërgon Hasanit një foto të bisedës me “Pepin” si dëshmi të ndërhyrjes së tij.

Komunikimet në SkyECC tregojnë qartë se Ekil Nderjaku luan rolin e ndërmjetësit, ndërsa Hasani është i përfshirë drejtpërdrejt në shpërndarje dhe vlerësim të lëndës narkotike. Diskutimet për çmimet (33 dhe 36.5) dhe termat si “e bardha” dhe “malli” ngrenë dyshime të forta se bëhet fjalë për kokainë, edhe pse nuk përmendet konkretisht.

Prokuroria ka ngritur dyshime të arsyeshme se Hasan Nderjaku është aktivisht i përfshirë në trafikun e drogës, duke pasur rol drejtues në shpërndarje, komunikim me klientë dhe ndarjen e ngarkesave.

Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar plotësisht personin e njohur si “Pepe”, i cili rezulton të jetë një hallkë kyçe e zinxhirit të furnizimit me lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërkohë, më shumë se 300 komunikime janë nën verifikim, të cilat mund të zbulojnë lidhje të tjera të rëndësishme të rrjetit.

Pjesë nga dosja: 

Veprime të personit nën betim Hasan Nderjaku në lidhje e trafikimin e lëndëve narkotike:

Në datën 16.02.2021 duke filluar në orën 23:03:11 rezultojnë dy biseda paralele: njëra mes pënduruesve të pineve SOCUPY, i identifikuar si Hasan Nderjaku e SPNNS9, i identifikuar si Ekil Ndrejaku dhe tjetra ndërmjet 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Ndrejaku dhe përdoruesit të pinit SMUK6N, i paidentifikuar. Objekti i të dyja bisedave ishte cilësia jo e mirë e “malli” te pa specifikuar mirë llojin e dyshuar lëndë narkotike e dhënë nga përdoruesi i pinit SMUKON, i njohur si “Pepe”, i paidentifikuar tek përdoruesi i pinit SOCU9Y (Hasan Nderjaku). Ky i fundit kërkonte ndërhyrjen e përdoruesi i pinit SPNNS9 (Ekil/Genti NDERJAKU), i cili menjëherë merrte furnizuesin duke i përcjellur ankesat që i kishin ardhur së vëllait

Në datën 06.02.2021 përdoruesi i SkyECC SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku shkëmben mesazhe me përdoruesin e SkyECC SMUK6N:

SPNNS9-Ma hje iher foto ate thardhen e ca emimi

SMUK6N-IMG-1612610268011 Me 36.5 e kemi mar shok Neser kur te duash se eshte pushim ai ku e kemi len nese do sot gjithnje pax orzs 6 e gjys dergo ndonje te nis un vijen shife vet

SPNNS9Mduket e home se mos nuk bon pun mas buym kot malt e posht. Ke foto te thyme

SMUK6N-Jo mo shok zbehet fjale ca muabet ben pse te her do te jap ty un shot. Te ishe per te ber lurt e posht ste thoja shok (MG-1612614758357 Plus e te her ti e di shum mir ge smarim. Eshte e pa hapur pakva para se ta japim ta hap te nis efoto ty ta shofesh

SPNNS90

SMUK&N Nise kur te duash ndac sot pas ures 6 e gjys kurse neser kur te chuash se eshte shpi ai ku e kemi len

Bashkëbisedmi vijon në datë 07 shkurt 2021 përdoruesi i Sky ECC SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku shkëmben mesazhe me përdoruesin e SkyECC

SMUK6N: 5PNNS9 Shok ma bjer nit ade ku ta mor ate thardhen.

SMUK6N-Ok shok nje minut Rozzano via don minzoni 15. Do nisesh ndonje tani shok

SPNNS9Neser

SMUK6N-Aok shok

SPNNS9-Never… O shok he munci tma cosh te vilai at kilen neser

SMUK&N Ok shok se rregullaim a coi un… Shok thuai son te shikoji telin.. Qe tia cai neser ne mengjes se shkruajta

Në datën 16.02.2021, në orën 23:03:11 përdoruesi i SkyECC

SOCUSY shkruan: malli qe pruni ai pilli grus ate dite, me tha ky shoku nuk është i mire nuk ma pelqyn.

SPNNS9 ca thu?

SOCUSY–se kur ja dhash un ate dit kishte i gjya aty root ka hap…

SPNNS9… po ai mai i jave të pru?

SOCU9Y-ate ja të shofim neser SPNNS9hkruj pep e thjambe

SOCU9Y-do ka tregoji një tjeter poca tt fol on me te

SPNNS9ship shkruj atij legemit

SOCUSY – po ja cu ti shkruj un thu ti prst der never

Ekil Nderjaku duke pranuar kërkesën për ndihmë të vëllait së vet përdoruesit të SkyECC SOCUSY, Hasan Nderjkau i dërgon mesazh menjëherë përdoruesit e SKYECC SMUKAN, i puidentifikuar.

Në orën 23:06:16:

3PNNS9-ajo e bardha… tpata pyt a osht i mira shak malli me 33 po iper ne it um me 36.5 ta pranova po ai shoka ja kthun gjith byrazeri

Si konfirmim i ndërhyrjes së tij në kësë situatë përdoruesi i SkyECC SPNNS9, Ekil Nderjaku në orën 23:06 i shkruan përdoruesit të SkyBCC SOCU9Y, i identifikuar si Hasan Nderjaku duke i shkruajtur 5PNNS9. shkrujta dhe e menjëherë më pas ndante një fotografi të bisedës me “Pep”:

Nga analiza e bashkëbisedimit sa më sipër krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Hasan Nderjaku është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Bisedat ndërmjet Hasan Nderjakut dhe Ekil Nderjkaut si dhe Ekil Nderjakut me përdoruesin e paidentifikuar, tregojnë përpjekjet për negociata si dhe shfaqja e pakënaqësisë për cilësinë e lëndës narkotike. Në analizë të bisedave krijohet dyshime e cila përforcon qëllimin për përfshirjen aktive të Hasan Nderjakut në aktivitetin e paligjshëm. Diskutimi mbi cilësinë e lëndës narkotike tregon një nivel njohurish nga ana e tij dhe përfshirje në shpërndarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme