Prokuroria në Shkup ankimoi vendimin e Gjykatës Penale e cila caktoi arrest shtëpiak për dy të pandehur në rastin “Onkologjia”

Prokuroria në Shkup ankimoi vendimin e Gjykatës Penale e cila caktoi arrest shtëpiak për dy të pandehur në rastin “Onkologjia”.

Prokurori publik është i pakënaqur me vendimin dhe i kërkoi Gjykatës së Apelit ta ndryshojë atë në paraburgim efektiv, pasi beson se një masë më e butë nuk mund të garantojë zhvillimin pa pengesa të procedurës penale, thonë nga prokuroria. “Duke pasur parasysh se dy akuzat e ngritura i ngarkojnë të pandehurit me krime të shumë të rënda që mbartin dënime të larta me burgim, si dhe rrethana të tjera që tregojnë rrezik arratisjeje, masa e arrestit shtëpiak nuk përfaqëson një mbrojtje mjaftueshëm efektive”, thanë nga organi i akuzës.

Prokuroria Themelore Publike ditë më parë ngriti dy aktakuza për rastin e “Onkoligjisë”, e para në lidhje me abuzimin financiar, dhe e dyta në lidhje me trajtimin e pacientëve. Njëzet e nëntë pacientë me kancer kanë marrë doza joadekuate të terapisë dhe janë trajtuar në mënyrë joadekuate në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, është konstatuar nga ekspertët mjekësorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme