Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, sot, në kuadër të vizitës në Romë dhe Vatikan me rastin e shënimit të Ditës së iluministëve mbarësllovenë, ka pasur audiencë te Papa Leoni i XIV.
Pas përfundimit të audiencës, presidentja Siljanovska – Davkova në Bibliotekën e apostujve, Papës ia prezantoi anëtarët e delegacionit shtetëror-kishtar të Maqedonisë së Veriut, ku u këmbyen edhe dhurata të rastit.
Në këtë rast, presidentja Siljanovska – Davkova, Papa Leon XIV, i dhuroi gdhendje të thellë me motiv “Rrush”.
Pastaj, presidentja Siljanovska – Davkova ka realizuar takim me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.
Në takim mori pjesë edhe sekretari për marrëdhënie me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare të Selisë së Shenjtë, kryepeshkopin Poll Riçard Gallager
Takimi zgjati rreth 40 minuta dhe përfundoi me një shkëmbim dhuratash.
Pas takimeve në Vatikan, është paraparë deklaratë e presidentes Siljanovska – Davkova, pas çka ajo menjëherë niset në takim me presidentin e Italisë, Serxho Matarella.