Gjuha angleze/ S’pranohet denoncimi për Hristovskin

Prokuroria Publike ka njoftuar se denoncimi kundër drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski se posedon certifikatë të rreme për njohjen e gjuhës angleze është hedhur poshtë, shkruan Alsat.

Sipas organit të akuzës, përmes ndihmës ndërkombëtare dhe dëshmive të siguruara nga institucionet Bullgare dhe shkolla për gjuhë të huaja është vërtetuar se certifikata e Hristovskit është në përputhje me ligjin dhe nuk ka bazë të procedohet drejtë hetimit.

Veprimet e ndërmarra nga organi i akuzës kanë konstatuar se në të gjitha konkurset paraprake ku është paraqitur subjekti ndaj të cilit është kërkuar hetimi është paraqitur me certifikatën e njëjtë, gjë që ka vetëtuar faktin se nuk bëhet fjalë për dokument të rremë, por certifikata të vërtetuar nga autoritetet bullgare dhe shkolla e akredituar për gjuhë të huaja.

Drejtori i ASK-së, Hristovski që në fillim kishte deklaruar se certifikata e tij nuk është e rrejshme dhe kishte bërë thirrje që kjo të dëshmohet përmes rrugëve ligjore. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme