Më pak lindje dhe martesa, më shumë vdekje në RMV gjatë tremujorit të parë të vitit 2025

Enti Shtetëror i Statistikave informon se në tremujorin e parë 2025, numri i lindjeve të gjalla është 3 526 fëmijë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar për 2.9%.

Në tremujorin e 2025 kanë vdekur 5 398 persona, nga të cilët 15 foshnje, që vërehet rritje për 3.8% në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit 2024.

Shtimi natyrorë është negativ dhe është – 1 872, që do të thotë, për kaq persona është më i vogël numri i lindjeve të gjalla nga numri i vdekjeve.

Në këtë tremujot të vitit janë lidhur 1 846 martesa, ndërsa numri i tyre është për 25.8% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 465 raporte që paraqet rënie për divorce, 22.1% në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit 2024.

Pikat kryesore:

Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, ka:

më pak lindjeve të gjalla: 2.9%

më shumë vdekje: 3.8%

më pak martesa: 25.8% dhe

më pak divorce: 22.1%

Kujtojmë se në tremujrin e katër të vitit 2024, në Maqedoninë e Veriut ishin regjistruar 3 968 lindje dhe 5 174 vdekje, ndërkohë në disa komuna ka pasur më shumë lindje sesa vdekje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme