Tetovë/ 40 përqind e ujit humbet nga sistemi i vjetruar

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Nga 35 deri në 40 për qind e ujit në qytetin e Tetovës, humbet shkaku i sistemit të vjetruar të shpërndarjes së ujit, por edhe ujëmatësve të cilët janë ende të sistemit të vjetër. Drejtori i Ndërmarrjes për menaxhim me ujin Valon Zeqiri thotë se ujë nga burimet e Sharrit ka madje edhe tepron, por gjatë stinës së verës por edhe në dimër, shkaku i sistemit të vjetruar por edhe keqpërdorimit të ujit ndodh që të ketë mungesë.

“Rasti konkret është lagja 146, ose lagjja Drenoc që nuk kanë furnizim të ujit sepse nuk kanë rrjet për ti furnizuar si duhet, dhe i gjithë ky ujë na shkon dëm. Diku rreth 35-40 për qind na humbet uji shkaku i rrjetit të vjetruar, por edhe siç përmenda në mbledhjen e studimit të fizibilitetit sot, komplet humbja është rreth 70 për qind, pra 35 për qind humbje administrative dhe 35 për qind shkaku i rrjetit të vjetruar. Orëmatësit kanë tepër ndikim, andaj pikënisja për përmirësimin e kësaj gjendjeje do të jetë instalimi i ujëmatësve”, tha Valon Zeqiri. Drejtor i Ndërmarrjes “Sharri”.

Pikërisht shkaku i kësaj humbjeje, por edhe furnizimit me ujë të gjithë qytetit siç duhet, komuna e Tetovës ka nisur edhe një studim fizibiliteti për vendosjen e ujëmatësve digjital, por edhe krijimin e rrjeteve në disa lagje ku nuk ka. Shkaku i kostos së lartë të realizimit të këtij projekti, sipas Kreut të këshillit komunal, nuk përjashtohet edhe mundësia e partneritetit publik privat.

“Kjo është një nga mundësitë, pra nuk është definitive, por nëse arrihet të gjendet një partner që do të mund ta financoj në mënyrë më të shpejtë, mund të mendohet në atë drejtim, por për momentin NPK “Sharri” është ajo që mund të aplikojë në fonde për digjitalizimin e ujëmatësve. Vetë miratimi studimit të fizibilitetit, dhe pëlqimi nga komisioni i energjetikës, do ti jep qasje në fondet për përkrahje të kësaj nisme”, tha Naim Ismaili. Kryetar i këshillit komunal.
Uji në Tetovë për momentin faturohet në mënyrë paushallë, pra me vetëm njëqind denar për banesë. Por edhe me vendosjen apo matjen reale të shpenzimit të ujit, sipas Ismailit, çmimi i ujit nuk do të rritet në Tetovë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme