S’ka epilog për statusin e tyre – Infermieret në Tetovë ndërprenë protestën

Gazetare: Linda Ebibi

Pas katër ditë protesta, infermeret e Spitalit Klinik në Tetovë i ndërprenë të njëjtat, pasi siç thanë nuk gjetën mbështetje nga askush. Ata sot dorëzuan kërkesën zyrtare në arkivin e spitalit për marrjen e vendimeve të punës dhe për pagesën e pagave të papaguara.

“Për shkak të mos mbështetjes nga autoritetet, nga spitali, kolegëve, sindikatave, madje edhe popullit  që për vite i kemi shërbyer në momentet më të vështira, vendosëm ta ndërpresim protestën dhe të tërhiqemi në heshtje dhe me dinjitet siç na takon. Por kjo tërheqje nuk do të thotë se do të ndalojmë së kërkuari ti kërkojmë kërkesat tona për punësim. Presim përgjigje nga spitali, nga Ministria e Shëndetësisë si dhe nga Ministria e Financave”, tha një Infermiere.

“Në mbarë botën protesta është e drejtë demokratike  e çdo individi për të kërkuar të drejtat e tij, por kjo dukshëm nuk vlen në vendin tonë ku jetojmë, punojmë  dhe veprojmë. Protesta jonë me vite ka qenë e heshtur dhe plotë sakrifica, revolta jonë prej fillimi nuk ka qenë për drejtorin dhe udhëheqësisë së tij, ne me vite ballafaqohemi me ndryshime të stafit drejtues të këtij institucioni, çdo herë jemi bindur urdhërave të tyre, kemi mbuluar çdo kolaps në çdo repart”, u shpreh një infermiere.

Drejtori i Spitalit të Tetovës edhe sot nuk doli t’i takojë infermieret të cilat për disa ditë me radhë protestuan. Sekretarja e tij tha se drejtori është i zënë.

“Kërkesën lëshojeni në arkivë, nesër do e përcjellim tek drejtori. Drejtori nuk është? Jo, është i zënë. Përcjelleni në arkivë ne do e shohim”

140 infermiere të spitalit të Tetovës janë pa vendime pune, disa prej tyre punojnë për më shumë se 10 vite.

Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari disa ditë më parë akuzoi VLEN-in që sipas tij ato nuk kanë lejuar që të realizohen vendimet e punës, ndërsa në ditën e parë të punës në krye të shëndetësisë vet Taravari  kishte urdhëruar të gjitha Spitalet publike, në mesin e të cilave edhe të Tetovës për ndërprerjen e procedurës së punësimeve./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme