U konstatua duke transportuar me automjet kundrejt fitimit emigrantë nga Palestina, 37-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Një 37-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga Policia pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës tre emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.


Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë së Elbasanit në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, ku u ndalua automjeti me të cilin udhëtonte i dyshuari së bashku me emigrantët.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”.

U kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 37-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

D. B., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Elbasan, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, 3 emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme