Tronditëse/ U aksidentua 3 javë më parë, ndërron jetë në spital i riu

Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili ishte plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur më 18 maj në fshatin Pouskë të Prizrenit.


Në këtë aksident të rëndë, që përfshiu tre persona, Dilge Nanovçe humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Tumba u transportua me urgjencë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku qëndroi nën kujdes intensiv për tre javë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i viktimës, Edber Tumba, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku shkroi:

“E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar.”

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme