Kishte humbur kontaktet prej 3 ditësh me familjarët e tij, 35-vjeçari gjendet i aksidentuar brenda automjetit të tij nga disa fëmijë

Një 27-vjeçar i raportuar si i zhdukur prej tre ditësh është gjetur ditën e sotme i aksidentuar nga policia, në një automjet të përmbysur në urën e Çeranecit.


Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, ndërsa është zbuluar rastësisht nga disa fëmijë që po luanin në zonë. Ata kanë njoftuar menjëherë banorët e zonës dhe më pas policinë.

Mjeti i tij ishte rrëzuar në një zonë të vështirë për t’u dalluar nga rruga, çka ka vështirësuar edhe lokalizimin e tij për disa ditë me radhë.

27-vjeçari është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme