Armët dhe municionet e gjetura në Durrës, ja si u konstatuan ato në automjetin e braktisur! Zbardhen detaje të reja

Një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh është zbuluar nga autoritetet doganore dhe policore në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një automjeti tip Land Rover, i cili qëndronte i braktisur prej më shumë se dy vitesh në një kontenier.


Mjeti në fjalë kishte hyrë në territorin shqiptar më 20 dhjetor 2022 përmes pikës kufitare të Morinës, si pjesë e një procedure tranziti nga Kosova, me destinacion të fundit Republikën Demokratike të Kongos. Megjithatë, dërguesi nuk ishte paraqitur për të përfunduar veprimet doganore, çka çoi në qëndrimin e mjetit të mbyllur në zonën e kontenierëve në Portin e Durrësit.

Pas dy vitesh e gjysmë, më 4 qershor 2025, Dogana e Durrësit vendosi hapjen dhe kontrollin e kontenierit. Gjatë inspektimit të mjetit, në një hapësirë të modifikuar u gjetën:

  • 2 armë automatike,
  • 1 armë zjarri tip pistoletë,
  • 1,580 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm,
  • 12 krehra fishekësh për armë automatike dhe pistoletë.

Në lidhje me këtë rast, është shpallur në kërkim një shtetas 24-vjeçar nga Kosova, me iniciale Y. I., i dyshuar si poseduesi i armëve dhe si person i përfshirë në një skemë të trafikimit të armëve dhe municioneve nga Kosova drejt Afrikës Qendrore.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se armët e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve teknike, balistike dhe daktiloskopike për të verifikuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme në Shqipëri apo jashtë saj.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe DVP Durrës, gjetën të fshehura në një automjet tre armë zjarri dhe 1580 fishekë luftarakë.

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna për kapjen e tij

Automjeti Land Rover tranzit doganor nga Kosova për në Shqipëri me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Morinë më datë 20.12.2022.

Kontenieri ku ndodhej automjeti, ishte i mbyllur në sheshin e kontenierëve në portin e Durrësit që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore dhe më datë 04.06.2025, Autoriteti i Degës së Doganës Durrës vendosi kryerjen e procedurës së hapjes dhe kontrollit te këtij kontenieri.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin Land Rover shërbimet e Policisë konstatuan në brendësi të automjetit në një hapësirë të përshtatur 2 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1580 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm dhe 12 krehra fishekësh për armë automatike dhe pistolete.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe asaj Kufitare të Portit Durrës për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të posedimit të armëve dhe të përfshirë në trafikimin e armëve dhe municioneve nga Kosova me destinacion Republikën Demokratike të Kongos.

Konkretisht u shpall në kërkim shtetasi kosovar Y. I, 24 vjeç dhe vijon puna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Armët e zjarrit do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’ju nënshtruar ekzaminimeve teknike, balistike dhe daktiloskopike për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës po vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim dhe me autoritet kosovare për dokumentimin e plote ligjor të këtij rasti me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme