Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një operacion në Pikën Kufitare të Kapshticës, ku ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e dyshuar si heroinë.
Sipas burimeve të para jozyrtare, në kuadër të këtij aksioni janë kapur rreth 6 kilogramë heroinë, e cila është gjetur e fshehur brenda një automjeti në momentin kur po dilte nga territori shqiptar, në drejtim të Greqisë.
Mësohet se ka persona të shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa dyshohet për përfshirjen e efektivëve të policisë kufitare në skemën e trafikimit.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga AMP lidhur me detajet e operacionit apo numrin e saktë të të shoqëruarve.