Po lëvizte me biçikletë, 59-vjeçari shqiptar qëllohet me armë zjarri në kokë! Zbardhen detajet e para nga autoritetet italiane, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Fontaniva në Italinë Veriore mëngjesin e sotëm, më 8 qershor, ku një shtetas shqiptar është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në zonën e Via Casoni.


Fillimisht, kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve që ndodheshin në afërsi menduan se bëhej fjalë për një aksident rrugor, pasi panë shqiptarin të shtrirë në tokë. Ata njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat mbërritën në vendngjarje në pak minuta.

Pas një vëzhgimi të parë, mjekët konstatuan se burri nuk ishte rrëzuar rastësisht, por kishte plagë të rënda në fytyrë të shkaktuara nga armë zjarri. Viktima u identifikua si Fatos Cenaj, 59 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues prej vitesh në Fontaniva. Ai u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike dhe nën kujdes intensiv.

Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes si një akt kriminal, në vendngjarje mbërritën forcat e Karabinierisë nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Padovës. Zona u izolua për të mbledhur prova dhe gjurmë që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit.

Hetimet po vijojnë në disa pista. Një nga hipotezat kryesore është se Cenaj është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Një tjetër pistë që nuk përjashtohet është që plumbi mund të jetë qëlluar nga një banesë aty pranë, ndoshta edhe pa qëllim të drejtpërdrejtë ndaj viktimës.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Mediat vendase raportojnë se hetuesit po punojnë me intensitet, duke theksuar se çdo minutë është e vlefshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje misterioze.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Fatos Cenajt mbetet e rëndë dhe mjekët po luftojnë për t’i shpëtuar jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme