Policia ka arrestuar biznesmenin Risto Kërmzov mbi dyshimet për fshehje tatimi dhe shpërdorimin e 15 milion eurove. Hetimi i hapur nga shtatori i vitit kaluar, ka nxjerr Kërmzovin të dyshuar për transaksione të dyshimta nga banka Eurostandart në xhirollogari të një banke turke. Në hetim janë përfshi edhe disa kompani të tjera nga Strumica, Gostivari dhe Shkupi. Kryeministri Hristijan Mickoski në nëntor të vitit kaluar kishte deklaruar se shpërdorimi i kthimit të TVSH-së për kompanitë së shpejti do të zbardhet dhe paratë e keqpërdorura do të kthehen në arkën e shtetit. /Alsat.mk