Ekspertët vazhdojnë debatin publik për Këshillin Gjyqësor, në fokus shmangia e ndikimit politik

Gazetar: Mihajllo Donev

Edhe pse duhej të hynte në fuqi këtë muaj, ekspertët e fushës ende janë duke debatuar për ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor. Propozim-ligji është tashmë gati, megjithatë, ende nuk i ka kaluar të gjitha filtrat, kështu që opinioni ende po shqyrton se çfarë përmban ai. Megjithatë, disa ekspertë pajtohen se rekomandimet e Misionit vlerësues janë zbatuar.

“Rekomandimet e Misionit vlerësues janë marrë në konsideratë dhe sot jemi këtu për të diskutuar nëse një propozim-tekst i tillë do t’i kapërcejë të gjitha sfidat me të cilat është përballur Këshilli gjyqësor gjatë vitit të kaluar. Ligj kyç, sepse rregullon, në detaje procedurën e zgjedhjes, shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, zgjedhjen dhe shkarkimin e gjykatësve, përgjegjësinë e tyre disiplinore, mbikëqyrjen e punës së tyre”, tha Aleksandra Gruevska Drakulevski.

Për ekspertët, më i rëndësishëm është integriteti i anëtarëve, pra çlirimi nga ndikimi politik dhe për këtë duhet ndjekur shembuj të vendeve të rajonit.

“Ligji kroat i Këshillit Gjyqësor parasheh detyrimisht të ketë dy profesorë që i zgjedhin vet universitetet, madje nuk shkojnë në Kuvend. Çfarë dua të them, në këtë mënyrë, me këtë strukturë që është e larmishme, do të ketë të zgjedhur nga Kuvendi, do të ketë avokatë, do të ketë profesorë të së drejtës, nuk mund të ketë komplote politike apo komplote të tjera që të anashkalohen dispozitat se kush do të zgjidhet për gjykatës”, u shpreh Vllado Kambovski, Akademik.

Ligji për Këshillin Gjyqësor veçmë duhej të ishte në procedurë kuvendore dhe të miratohej, por sipas Ministrisë së Drejtësisë procesi është shtyrë për shkak të volumit të madh të ligjit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme