Situata e krijuar nga sulmi ndaj avokatit Azem Vllasi është si pasojë e zhgënjimit të atyre personave ndaj presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen gazetari Vehbi Kajtazi.
“Janë njerëz dhe miq të z. Thaçi, por janë ndarë për shkak të një lloj zhgënjimi të madh që kanë pësuar nga ana e tij”, ka thënë ai.
Dikur pjesë e strukturave të LPK-së dhe pjesë kyçe e logjistikës në UÇK ishte Murat Jashari. Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se ky nuk është një njeri i trajnuar për të vrarë njerëz mirëpo idealizmi dhe zhgënjimi ndaj strukturave ku bënte pjesë ka bërë që sot ai të jetë në këtë pikë.