MPJ me thirrje për shtetasit e Maqedonisë: Përmbahuni nga udhëtimet në Izrael dhe Iran

Pas përkeqësimit të gjendjes së sigurisë mes Izraelit dhe Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon te të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit të ndjekin portalet kombëtare për raste emergjente dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente.

Njëkohësisht, MPJ u bënë thirrje të gjithë shtetasve të RMV-së të përmbahen nga çdo udhëtim drejt vendeve të këtij rajoni, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

“Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, për momentin hapësira ajrore mbi Izraelin dhe Iranin është e mbyllur, ashtu si edhe aeroportet në Tel Aviv dhe Teheran, pa ndonjë njoftim konkret për rifillimin e trafikut ajror të rregullt”, thonë nga MPJ.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme