Ky është ish-ushtari i UÇK-së që humbi jetën tragjikisht në Kotorr të Skenderajt

Një aksident tragjik i ndodhur dje në fshatin Kotorr të Skenderajt i ka marrë jetën 55-vjeçarit Driton Hajrizi, transmeton portali DrenicaOnline.

Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri, ndërsa pas përfundimit të saj vazhdoi të shërbente me nder në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas raportit policor rasti kishte ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Sot më 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokullisur me traktor. Njësite relevante kanë dalë në vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55-vjeçare është pa shenja jete”, ka thënë Pllana.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme