Izraeli sulmon Iranin

Sipas raporteve fillestare, 5 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmet e Izraelit ndaj kryeqytetit të Iranit, Teheran, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror iranian dha informacione në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Teheranit.

Sipas raporteve fillestare, 5 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmet e kryera ndaj zonave civile në Teheran.

Televizioni shtetëror i Iranit: Në sulmin e Izraelit humbi jetën shefi i Shtabit të Iranit, Bagheri

Shefi i Shtabit të Iranit, Mohammad Bagheri humbi jetën në sulmin izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Izraeli kreu sulm ndaj Bagherit.

Më tej u theksua se shefi i Shtabit të Iranit, Bagheri, humbi jetën në sulm.

Vriten 6 shkencëtarë bërthamorë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit

Të paktën 6 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit, Tasnim, shkencëtarët bërthamorë, Abdulhamid Menuchehr, Ahmed Reza Zulfikari, Emir Hossein Fikhi, Motlabizade, Mohammad Mehdi Tehranchi dhe Feridun Abbasi u vranë në sulmet e kryera nga Izraeli në qytete të ndryshme të Iranit në orët e para të mëngjesit.

Feredun Abbasi, një nga të vrarët në sulm, shërbeu për një mandat si kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Abbasi i mbijetoi një atentati izraelit në vitin 2010.

Shkencëtari tjetër që humbi jetën, Muhammad Mehdi Tehranchi, ishte rektori i Universitetit Islamik Azad.

Në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj kryeqytetit iranian, Teheranit, Tabrizit, centralit bërthamor Natanz në Isfahan dhe qyteteve të Lorestanit dhe Kermanshahut.

Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetën.

Në sulmet izraelite ndaj Iranit vriten dy persona në qytetin Tabriz

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulmet e Izraelit ndaj lokacioneve ushtarake në qytetin iranian Tabriz, transmeton Anadolu.

Duke folur për Agjencinë e lajmeve të studentëve iranianë (ISNA), drejtori i menaxhimit të krizave në provincën e Azerbajxhanit Lindor, Majid Farshi dha informacion mbi këtë çështje.

“Kazermat ‘Martir Karimi’ në Said Abad, kazermat ‘Zehra’ në Emand dhe qendra e radarit në Serderud ishin ndër vendet e synuara nga Izraeli. Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në këto sulme”, ​​tha Farshi.

Zyrtari iranian nuk dha informacione në lidhje me identitetin e të vrarëve dhe të plagosurve në sulm.

Në sulmet izraelite ndaj Qasr-e Shirin në Iran humb jetën një person, plagosen disa të tjerë

Të paktën një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qytetin Qasr-e Shirin të në rajonin Kermanshah në sulmet e Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Duke folur për Agjencinë e lajmeve Mehr, guvernatori i Qasr-e-Shirin, Muhammed Shafii dha informacione mbi këtë temë.

Ai tha se zonat civile ishin në shënjestër të sulmit. “Pika kufitare ‘Khosrowi’, e cila është rrugë e rëndësishme për kalimet tregtare, ishte në shënjestër. Një person humbi jetën dhe 31 të tjerë u plagosën”, theksoi Shafii.

Izraeli nisi sulme në qytete të ndryshme në Iran në orët e mëngjesit. Raportohet se disa komandantë dhe shkencëtarë të lartë iranianë humbën jetën në këto sulme, të cilat pretendohet se kishin në shënjestër objektet bërthamore dhe pikat ushtarake.

Kryetari i Parlamentit iranian: Nuk do ta lëmë të qetë regjimin sionist

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, në lidhje me sulmet e Izraelit tha se: “Sulmi ndaj vendbanimeve tregoi se regjimi kriminal sionist është armiku më brutal i çdo individi të kombit iranian”, transmeton Anadolu.

Ghalibaf, i cili publikoi një mesazh me shkrim në lidhje me sulmet e Izraelit, deklaroi se do të hakmerren për sulmet.

Ai theksoi se zonat e banimit ishin në shënjestër të sulmeve. “Duke sulmuar zonat e banimit, regjimi kriminal sionist tregoi se është armiku më i madh i njerëzimit dhe armiku më brutal i çdo individi të kombit iranian. Kjo hakmarrje do të merret me çdo mjet të nevojshëm. Ne nuk do ta lëmë të qetë regjimin sionist. Ata e filluan këtë, por me vullnetin e Zotit, ne do ta përfundojmë”, tha Ghalibaf.

Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.

Në sulme u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme