Ambasada e SHBA-së deklarohet për tentim-vrasjen e Azem Vllasit dhe organizatën “Syri i Popullit”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e fundit në vend, tentim-vrasjen e Azem Vllasit dhe paraqitjen e “Syrit të Popllit”, organizatë kjo e cila mori përgjegjësinë për plagosjen e avokatit.

Ambasada amerikane ka apeluar institucionet përgjegjëse në vend që të merren me rastin në fjalë. “I kemi parë ato raportime por konsiderojmë se kjo është çështje për autoritetet e Kosovës”, ka thënë për “Indeksonline”, zëdhënësja e SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn.

Ndryshe, Murat Jashari ishte personi që të hënën në mëngjes tentoi ta vriste Vllasin. Madje, ky person ka pranuar para Policisë së Kosovës se është udhëheqës i “Syrit të Popullit”, organizatë që në statutin e saj ka për qëllim eliminimin “tradhtarëve të popullit”.

Në këtë debat është përfshirë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.  Gjatë një emisioni televiziv, ai ka thënë se ka parë listën e personave të cilët kjo organizatë, sipas tij terroriste, ka lidhje me agjentura të ndryshme të cilat janë të lidhura direkt në Moskë.

“Në listë janë 26 njerëz të cilët, sipas kësaj organizate terroriste, duhet të ekzekutohen. Aty janë liderë të ndryshëm politikë të Kosovës, bartës të luftës së fundit, gazetarë, opinionistë e komandantë të ndryshëm të luftës”, ka deklarur ai. /Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme