Haradinaj konfirmon se AAK nuk ka vija të kuqe për koalicion me PDK apo LDK!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sonte se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen së shpejt, por pa specifikuar ndonjë muaj të caktuar.

“Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet aq më mirë për Kosovën”, ka thënë ai në TV Dukagjin.

I pyetur për vijat e kuqe me parti të caktuara pas mbajtjes së zgjedhjeve, Haradinaj nga Strasburgu ka thënë se populli i vendos vijat e kuqe me votime.

“Vijat e kuqe i vendos populli. Kushdo që fiton vet s’mund të bëjë asgjë, prandaj do të ishte e dëmshme që mos të pranohen zgjedhjet, të kontestoheshin ato, dhe vendi të hynte edhe në një krizë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Më këtë, kreu i AAK-së ka lënë të nënkuptohet se nuk ka vijat të kuqe as për PDK-në e as për LDK-në.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme