Ilir Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë, GJKKO cakton datën e shqyrtimit të kërkesës

Të enjten, më 20 qershor, në orën 11:30, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë.


Presidenti i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024 dhe kërkon zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një më të butë, si “arrest shtëpie” apo “detyrim për paraqitje”.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çaça.

Mbrojtja e Metës argumenton se janë shkelur afatet procedurale, duke pretenduar se SPAK nuk ka paraqitur raportet dy mujore të detyrueshme për vijimin e masës së sigurisë, çka sipas tyre përbën bazë për lirimin e tij nga paraburgimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme