“Radarët nuk fiken!”, ish-drejtori i Kufirit ‘mohon’ ndërhyrjet kriminale në sistemin detar: Nuk ka mundësi të ndodhë, ja përse

Ish-drejtori i kufirit, Pëllumb Nako, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Log në News 24, ku foli mbi ndikimin e kriminalitetit në sigurinë kombëtare, duke u ndalur edhe tek akuzat për kontrollin e radarëve nga organizatat kriminale.


I pyetur nëse grupet kriminale kanë pasur mundësi të kontrollojnë radarët në Portin e Durrësit, Nako e përjashtoi kategorikisht një mundësi të tillë.

“Është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë. Nëse do të ishte e vërtetë, atëherë do të thoshte që e gjithë struktura shtetërore do të ishte nën hyqmin e grupeve kriminale,” u shpreh Nako.

Ai theksoi se sistemet e radarëve funksionojnë përmes një teknologjie të kontrolluar dhe të mbikëqyrur, që nuk lejon fikjen apo manipulimin prej elementëve të jashtëm.

“Kam njohuri për mënyrën se si funksionon qendra e monitorimit detar. Nuk është e mundur që radarët të fiken. Janë të ndërlidhur me mekanizma kontrolli të sofistikuar. Sistemi nuk ka këndvështrim vetëm në bregdet, por është ndërtuar për të garantuar sigurinë publike në tërësi,” sqaroi ai.

Nako pranoi se ka pasur raste në të kaluarën kur trafikantët kanë përdorur mjete të vogla lundruese që nuk përfshihen lehtë në fushën e radarëve, por kjo sipas tij ka të bëjë me zhvillimet teknologjike të vetë trafikantëve, jo me një kapje të sistemit.

“Ka problematika, ka edhe struktura që mund të jenë të implikuara, por nuk mund të thuhet me një po ose jo. Është një çështje komplekse që kërkon një analizë të thelluar,” tha ndër të tjera Nako.

Nako: Një problem që duhet identifikuar se në mënyrë instiktive merr përmasa të mëdha. Kam një perceptim për këto problematika, nga ata që di dhe ato që thonë mediat. P.sh. çështja e radarëve nuk funksionon fare. Mënyra se funksionon qendra e detit nuk është e mundur fikja e radarëve. Janë mekanizma që e kontrollojnë. Nuk ka mundësi të ndodhë. Është teknologjia që e njoh.

Do ishte një kombinim që të ishte një organizatë e tërë nën hyqmin e organizatave kriminale. Nuk ekziston kjo mundësi. Sistemi i radarëve nuk është që të krijojë probleme, nuk e ka këndvështrimin në bregun e detit. U adoptua për çështjet e sigurisë publike. Pati një moment kur ndryshuan teknologjinë edhe trafikantët, merrnin gomone të vogla që nuk i kapnin radarët. Ka probleme, ka struktura që i implikojnë. Pika e vlimit, është një histori e gjatë për tu analizuar. Nuk i jep përgjigje me një po ose jo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme