Serbia është prodhuese e madhe e armëve dhe si e tillë ajo i forcon aftësitë vetëmbrojtëse dhe u shet armë edhe Rusisë edhe Ukrainës, edhe Izraelit edhe Iranit.
Pra kujtdo që ka vullnet të luftojë, por i mungojnë armë, me ç’ka atë njësoj e vlerësojnë edhe vendet Perëndimore edhe ato të Lindjes.
“Shqipëritë” tona prodhojnë inferioritet dhe paqedashje, andaj nga stadiumet i largojnë simbolet e krenarisë sonë kombëtare, siç është ai i UÇK-së, i ndalojmë këngët patriotike dhe shesim kozmopolitizëm.
Edhe atë nuk ia shesim çdokujt, por vetëm Perëndimit që do na mbrojë nga të gjitha rreziqet, por vetëm nëse do arrijmë lartësitë kozmopolite sa për të mos i irrituar serbët të mos tregojmë zëshëm se jemi shqiptarë!
Po pra, duke qenë se bukën dhe mbrojtjen i kemi të garantuara nga perëndimorët, duke qenë se për armë nuk kemi nevojë ne por ata që do na mbrojnë, opozita e Kosovës merret me ‘armikun’ më të madh të vendit – Kryeministrin e saj në detyrë, e Piktorit i qëndron besnik mendësisë ‘bulashe’ dhe e jeton gëzimin e dasmave të dhëndurrve të vonuar.
Po pra, Serbia prodhon armë dhe pajisje ushtarake dhe atë ua shet të gjithëve që paguajnë mirë dhe që nuk tregojnë ku e kanë blerë, me çka i rritë aftësitë e veta mbrojtëse dhe e shton respektin e të gjithëve ndaj saj.
E ne prodhojmë ‘mirësi’ ngaqë e dimë se do na mbrojë Amerika dhe se Trampi, porsa zgjohet në mëngjes, pyetjen e parë që shtron është: “Mos m’i ka nguc dikush shqiptarët?”/sakte.net