VIDEO/ Aktivistët pro-palestinezë hyjnë me forcë në bazën ajrore britanike

Aktivistët pro-palestinezë kanë hyrë me forcë në bazën ajrore RAF Brize Norton dhe kanë spërkatur me bojë të kuqe dy aeroplanë ushtarakë, duke shënuar një shkelje të madhe të sigurisë.

Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të madh për sigurinë në një prej bazave kryesore të Mbretërisë së Bashkuar.

 Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy persona brenda bazës në Oxfordshire, teksa njëri prej tyre hipte në një skuter dhe afroheshin pranë avionit Airbus Voyager për të spërkatur bojën në motor. Ministria e Mbrojtjes e ka dënuar veprimin si një shkelje serioze të sigurisë dhe po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Luginës së Thames për të hetuar ngjarjen.

Kryeministri Sir Keir Starmer e ka cilësuar këtë akt si “të turpshëm” dhe “vandalizëm”, duke theksuar se nuk do të tolerohet asnjë cenim i sigurisë së forcave britanike.

Aktivistët, nga ana e tyre, pretendojnë se veprimi ka qenë një reagim ndaj mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin, duke pretenduar se baza përdoret për furnizimin me karburant të avionëve ushtarakë amerikanë dhe izraelitë që operojnë në rajonin e Gazës.

Në këto momente, inxhinierët e RAF po vlerësojnë dëmet e shkaktuara, ndërsa burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë se nuk pritet që incidenti të ketë ndikim në operacionet ushtarake.

RAF Brize Norton është baza kryesore për transportin strategjik ajror dhe furnizimin me karburant në Mbretërinë e Bashkuar dhe shërben si pikë kyçe për fluturimet e zbulimit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Në pritje të përfundimit të hetimeve, autoritetet britanike kanë njoftuar një rishikim të plotë të masave të sigurisë në bazat ushtarake për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme