Vetëm gjobë për Merkon për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dënuar vetëm me një gjobë monetare prej 100 ditësh me nga 100 euro në ditë, ose gjithsej 10.000 euro, të cilat duhet t’i paguajë për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore në fshatrat Podgorcë, Llabunishtë dhe Radolishtë.

Sipas gjyqtarit Jordan Jovanov, në këtë vendim janë marrë parasysh disa rrethana lehtësuese, pasi Merko deri më tani nuk ka qenë i dënuar. Prokuroria njoftoi se menjëherë do ta apelojë vendimin, pasi nuk është e kënaqur me të.

Kjo vjen pasi javën e kaluar, i njëjti gjyqtar e shpalli të pafajshëm Merkon për blerjen e veturës luksoze Audi A6 në vlerë prej 67.000 eurosh dhe për blerjen e edhe tre automjeteve të tjera me vlerë të përgjithshme prej 114.000 eurosh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme