Arrestohet pronari i një karburanti në Tiranë, akuzohet për shitje të paligjshme të hidrokarbureve pa kuponë

Në Paskuqan është bllokuar një karburant ku shiteshin lëndë hidrokarbure pa kuponë fiskalë.


Pronari i karburantit, shtetasi B.M., 47 vjeç, u arrestua pasi nuk dispononte fatura blerjeje për hidrokarburet që dyshohet se janë kontrabanduar.

Operacioni policor, i koduar “Informaliteti”, u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor, pas informacionit të marrë nga inteligjenca policore.

Karburanti në rrugën “Hasan Zylfia” në Paskuqan u mbyll përkohësisht, deri në përfundimin e verifikimeve.

Materialet e hetimit u dërguan në Prokurorinë e Tiranës për procedim të mëtejshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme