Dje, 34-vjeçari M.Z. nga Haraçina i ka raportuar policisë së Shkupit se është sulmuar fizikisht në zonën e komunës së Aerodromit.
“Më 20.06.2025 në orën 12:43 në SPB Shkup, M.Z. (34) nga fshati Haraçinë, rajoni i Shkupit, ka raportuar se rreth orës 12:35 në zonën e komunës së Aerodromit është sulmuar fizikisht nga një person”, thuhet në buletinin e policisë.
Pas dokumentimit të çështjes, do të bëhet një paraqitje përkatëse.