Iu konstatuan në kanalet kulluese 1 mijë bimë kanabis, 48-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Policia e Fierit ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për rreth 1000 bimë narkotike të llojit kanabis, të mbjella përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë.


Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Gjikoli, banues në Pojan, i cili akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Bimët narkotike u gjetën në zonën e njohur si “Fushat e fshatit Povelçë” dhe janë asgjësuar nga forcat e rendit me anë të djegies.

Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht edhe babai i tij, 77-vjeçari me inicialet E. Gj., i dyshuar si i përfshirë në aktivitetin kriminal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, dy krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

Njoftimi:

Fier/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe asgjësohen përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, 1000 bimë narkotike kanabis.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

Kapet në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Procedohet penalisht babai i autorit, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i shtetasit E. Gj., shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme