Tingujt e serenatës, u ngjitën në skenën e Odeonit përmes zërave të brezave të ndryshëm të artistëve, që sollën ndjenja dashurie dhe jo vetëm.
Ky aktivitet i veçantë, i mbështetur nga Birra Korça, birra e parë shqiptare, e cila prej vitesh investon në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
“Serenatë mbi Liqen” u kthye në një festë të vërtetë muzikore buzë liqenit.
Nëpërmjet korit “Nostalgjia”, dirigjenti i njohur Jovan Shuke theksoi se serenata pogradecare mbetet gjallë falë pasionit të brezave që vijnë.
“Unë shpresoj që këto ta mësojnë serenatën pogradecare. Është një periudhë që ka hyrë një rrymë tjetër, por serenata nuk duhet të vdesë asnjëherë. Duhet të vijojë në traditën e qytetit të Pogradecit”, u shpreh ai.
Interpretimi i artistëve Lina Kyçyku dhe Almenda Sulollari solli atmosferë të ngrohtë dhe autentike.
“Këngë të vjetra pogradecare që janë kënduar gjithmonë nëpër dasme dhe sebepe. Rrezik të këndojë i gjithë qyteti sot me ne këtu. Janë këngë të veçanta”, tha Kyçyku.
“Është një interes i veçantë për serenatën e qytetit të Pogradecit. Kjo u pa edhe tek mua pasi vija nga një qytet tjetër, nga qyteti i Lushnjes. Pashë një bashkëpunim dhe harmoni të ngrohtë, një udhëheqës artistik që ishte shumë punëtor, drejtuesi Jovan Shuke, ai na mësoi mënyrën se si ta trajtonin=m serenatën pogradecare dhe unë kam kënaqësi që ta këndoj atë, sot këtu në qytetin e Pogradecit”, u shpreh Sulollari.
Agim Dandallaku kontribuoi me një retrospektivë për historinë e serenatës pogradecare, duke vënë në pah dallimet dhe pasurinë që e veçon nga ajo korçare, në një reflektim të thellë artistik.
“Serentat në Pogradec janë kënduar prej gati 100 vjetësh. Qyteti ynë i ka pasur, por unë flas për serenata të mirëfillta qytetare pogradecare, që janë këngë shumë të bukura. Është ngritur grupi Nostalgjia që po i mban këto këngë gjallë”, tha Agim Dandallaku.
Falë mbështetjes së Birra Korça, e cila ka treguar angazhim të vazhdueshëm ndaj promovimit të vlerave artistike, ky koncert u kthye në një nga netët më të bukura të verës pogradecare.