Sherr mes dy personave në Shkodër, plagoset me armë zjarri 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Shkodrës, rreth orës 00:05, ku një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një sherri për motive të dobëta.


Ngjarja ka ndodhur lagjen “Perlat Rexhepi”, ku dyshohet se shtetasi me iniciale P. F., 49 vjeç, ka qëlluar me armë ndaj shtetasit me iniciale J. Ç., 26 vjeç.

I riu është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij po vijojnë në disa zona të Shkodrës dhe përreth.

Njoftimi:

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme