Një 22 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, pasi ditën e djeshme ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një personi tjetër i cili po udhëtonte me makinë.
Policia sqaron se bëhet fjal për shtetasin me iniciale Xh.D, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shtetasit N.N. 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po levizte me mjetin e tij, shkruan Lapsi.al.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar derisa në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja.