Nën sloganin “Po vjen koha e Maqedonisë! Ndërtojmë themelet e ndryshimit”, sonte para Qeverisë do të mbahet aktivitet për të shënuar njëvjetorin e Qeverisë ku fjalim do të mbajë kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri Mickoski dje në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se për një vit kanë rritur pensionet dhe pagat, po ndërtojnë rrugë, kanë siguruar mbi 1.2 miliardë euro investime të huaja dhe kanë punësuar 1000 nëpunës policor si dhe theksoi se zhvillimi është i mundur dhe i arritshëm, ndërsa më e mira ende nuk ka ardhur, frytet e punës së Qeverisë do të ndihen më tej.
“Kemi ende shumë punë për të bërë, të vetëdijshëm për sfidat e jetës së përditshme dhe problemet reale të qytetarëve, ashtu siç e dimë se ju jeni të vetëdijshëm për atë që kemi trashëguar, se mrekullitë nuk janë të mundura brenda natës dhe se nuk është e lehtë, por me këmbëngulje, unitet, përpjekje dhe një plan të qartë të bazuar në themelet e zhvillimit që kemi hedhur vitin e kaluar, zhvillimi është i mundur dhe i arritshëm, më e mira ende nuk ka ardhur, frytet e punës sonë do të ndihen ende. Gjithmonë pranë njerëzve dhe për qytetarët. Shihemi nesër në llogaridhënien për vitin e parë të Qeverisë së ndryshimeve në orën 20:00. Një vit nga fillimi i ri, një vit ndërtimi themelesh, një vit për ju! Po vjen koha e Maqedonisë! Ndërtojmë themelet e ndryshimit, theksoi dje Mickoski.