Babai i 12 vjeçarit shqiptar që u mbyt rreth 10 ditë më parë në lumin Araktos, në qytetin e Artës në Greqi, ka folur për News 24.
Në një rrëfim rrëqethës ai shpreh dhimbjen e tij të madhe dhe pikëllimin që ka në zemër nga humbja e papritur e djalit të tij.
“Unë tani kam dy çupa dhe një djalë i kam të mëdhenj, këtë e kisha të pleqërisë, këtë që e ruanim si sytë e ballit na i mori Zoti”, tha babai i të miturit për News 24.
Bledar Fetollari tregoi me detaje ditën e tragjedisë, se si ai u njoftua për ngjarjen dhe vendimin e tij për të dhuruar zemrën e të birit.
“I thashë doktorit meqë djali nuk bëhet më por zemra i punon, nëse zemra e fëmijës tim shkon në çfarëdolloj trupi, qoftë fëmijë, grek, shqiptar, italian, gjerman, çfarëdolloj, mund t’ja jepni, vetëm zemra e djalit tim të jetojë. Më falenderuan, edhe familja tjetër e dhuroi. Nuk e bëra për asnjë interes por zemra e djalit të ndihej e gjallë”, tha ai, teksa zbuloi se aktualisht po banon në shtëpinë e vjehrrës së tij në Shqipëri, pasi nuk ka një banesë të tijën.
Për këtë arsye apelon për ndihmë sa do pak të vogël nga qytetarët shqiptarë.
“Apeli im në këto momente është kaq:Të gjithë popullit që dëshiron se drejt me thënë, për një qëllim vajta, për një hall, për një shtëpi, për një diçka, po pati mundësi ndonjë ndihmë sadopak e vogël të jetë për mua është gjë e madhe se për atë gjë vajta në emigrim pavarësisht se Zoti më kthehu në krahun tjetër, por prap e falënderoj. Ai na ka dhënë në këtë jetë dhe Ai do të na marrë”, është apeli i babait të 12-vjeçarit që u mbyt në Greqi.
Bledar Fetollari: Unë u nisa me bashkëshorten dhe djalin e vogël, vajta si gjithë të tjerët, emigrant për të punuar, qëndrova për disa kohë aty që po punoja, isha pa letra pa dokumenta, vetëm një dokument nga shteti kisha që ma kishin dhënë për një vit, punonim punë bujqësie, çfarë të dilte. Atë ditë nusja ishte në punë unë isha në shtëpi, merr një komshi aty dhe më thotë hajde të shohim një punë, shkoj atë punë, djalin e kisha në shtëpi nuk e kisha në shkollë.
Kur shkoj në shtëpi djali kishte dalë nga shtëpia, kisha lënë një dy euro mbi frigorifer, kishte marrë ato dhe kishte dalë.
Isha ulur te divani jashtë, po pija një cigare kur më telefonoi Leo,djali që i shpëtoi dhe i nxori nga uji. Më thotë ku je, i them në shtëpi, më thotë:-djalin ku e ke?! I them këtu e kisha në shtëpi por unk e di ka dalë.
Hajde më thotë mua se po të mbytet djali.
I tromaksur u ngrita të ikja me vrap, vjen ai komshiu më thotë mblidhe veten se nuk është djali tonë.
Merr në motor, vete direkt atje në atë kohë ata po i nxirnin, mua nuk më lejonin ti shikoja. E çojnë djalin në spital me gjithë shokun e vet Spiron, me makineri i sollën në jetë, filloi po ju punonte zemra ndërkohë unë isha në komisariat.
Policia kur mori në telefon spitalin i thanë që fëmijët erdhën në jetë por duhet të shohim reagimin.
I çuan në Patër, bëra karta nga policia për nusen se e kam pa letra dhe vajtëm te spitali. Atje nuk lejohej, por ne na lejoi, atij vetëm zemra i rrihte.
Dy-tre ditë u munduam mos kthehej në jetë por fatkeqësisht jo.
Na thanë doktorët që fëmijët nuk shpëtojnë. Më thanë dëshiron të hysh brenda ta shohësh për herë të fundit? Unë u preva i thashë doktorit nuk mundem më. Hyri bashkëshortja.
I thashë doktorit meqë djali nuk bëhet më por zemra i punon, nëse zemra e fëmijës tim shkon në çfarëdolloj trupi, qoftë fëmijë, Grek,Shqipëtar, Italian, Gjerman, çfarëdolloj, mund tja jepni,vetëm zemra e djalit tim të jetojë. Më falenderuan,edhe familja tjetër e dhuroi.
Nuk e bëra për asnjë interes por zemra e djalit të ndihej e gjallë.
Qëndrova edhe dy ditë te shpija me qera që kisha në Greqi,pastaj kam marë djalin,pa asnjë lloj problemi nga shteti grek.
Erdha në doganë as aty nuk më thanë gjë, hodha firmën dhe erdha këtu. Këtu jam në shtëpinë e sime vjerre, unë nuk kam shtëpi për atë shtëpi u nisa mora rrugën të bëhem si gjithë të tjerët, por i madhi Zot më dha një sprovë të rëndë që…shpirti im e di si po jetoj deri tani.
Apeli im në këto momente është kaq:Të gjithë popullit që dëshiron se drejt me thënë, për një qëllim vajta, për një hall, për një shtëpi, për një diçka, po pati mundësi ndonjë ndihmë sadopak e vogël të jetë për mua është gjë e madhe se për atë gjë vajta në emigrim pavarësisht se Zoti më kthehu në krahun tjetër, por prap e falënderoj. Ai na ka dhënë në këtë jetë dhe Ai do të na marrë.
Unë tani kam dy çupa dhe një djalë i kam të mëdhenj, këtë e kisha të pleqërisë, këtë që e ruanim si sytë e ballit na i mori Zoti.