Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës, më 24 qershor 2025, në afërsi të Tiranës.


Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 119 kilometra në juglindje të Podgoricës.

Tërmeti ishte në një thellësi të ulët prej 5 kilometrash, çka e bëri atë më të ndjeshëm në sipërfaqe.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë lehtë në disa zona të kryeqytetit dhe rrethinave të tij.

Screenshot_1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme