Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale do të jenë 17 gradë Celsius, ndërsa maksimale 37 gradë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-13 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.