Ndërkombëtarizimi i universiteteve, Rektori i “Luarasi” Et’hem Ruka: Procesi për sjelljen e studentëve të huaj mbetet i ngadalshëm, MPJ duhet të ndërhyjë

Në një takim të Ligës së Universiteteve, Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka, ka ngritur shqetësimin për kufizimet që po has ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Shqipëri, duke kërkuar një rol më aktiv nga Ministria e Punëve të Jashtme.


Et’hem Ruka deklaroi se qeveria shqiptare i dha jetë idesë për ndërkombëtarëzimin e Universiteteve, por shtoi se procesi për sjelljen e studentëve të huaj është i gjatë.

“U angazhuan disa institucione të rëndësishme me në krye Ministria e Arsimit, Ministria e Jashtme, ajo e Brendshme, një sërë konsultash që i dhanë jetë një vendimi të veçantë që hap një rrugë, por nuk është e mjaftueshme”, u shpreh rektori i Universitetit “Luarasi”.

Duke shtuar se: “Përvoja e deritanishme tregon se dëshira për të hapur arsimin e lartë në Shqipëri drejt tregut të huaj është ende e kufizuar dhe nuk ka arritur akoma tek Ambasadat tona dhe konsujt tanë, Kjo na vendos përpara përgjegjësisë për të bërë takime me Ministrin e Jashtëm, për të bërë ndoshta një konferencë online në mënyrë që hallkat e këtij zinxhiri të bëhen funksionale”.

Et’hem Ruka: Një nga problemet është ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe përmes shtesës që duhet të bëjmë  për studentët ndërkombëtar. Ky është një proces, nuk është zgjidhje magjike se u bë një pr.vendim qeverie dhe ne në shtator, do të presim, do të ketë vend për studentë të huaj, është proces i gjatë.

Kemi studiuar përvojat e vendeve perëndimore dhe kemi parë që qeveritë, Francë, Britani, kanë programe të tëra qeveritare strategji për të ftuar studentë të huaj.

Kjo është strategji ndërkombëtare dhe ne duhet të hedhim hapin e parë, një vendim qeverie, roli i tij është shembulli i shkëlqyer i bashkëpunimit të universiteteve me ekzekutivin, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, të cilin e kam takuar për herë të parë në korrik te vitit të kaluar, e parashtrova si ide, e përkrahu, i dha jetë, dhe të them të drejtën aty kuptova se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i universiteteve me ekzekutimin shqiptar në frymën e gjetjes së zgjidhjeve më të mira të mundshme.

U angazhuan disa institucione të rëndësishme me në krye Ministria e Arsimit, Ministria e Jashtme, ajo e Brendshme, një sërë konsultash që i dhanë jetë një vendimi të veçantë që hap një rrugë, por nuk është e mjaftueshme.

Përvoja e deritanishme tregon se dëshira për të hapur arsimin e lartë në Shqipëri drejt tregut të huaj është ende e kufizuar dhe nuk ka arritur akoma tek Ambasadat tona dhe konsujt tanë, Kjo na vendos përpara përgjegjësisë për të bërë takime me Ministrin e Jashtëm, për të bërë ndoshta një konferencë online në mënyrë që hallkat e këtij zinxhiri të bëhen funksionale.

Ndërkaq, kemi kuptuar një gjë të rëndësishme, dhe kjo është vlera e Ligës, duke qenë bashkë, duke bashkuar kapacitetet tona ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme, Universitetet që bëjnë pjesë tek Liga nuk kanë të njëjtën madhësi e programe studimi, dhe nqs kapacitetet tona bëhen së bashku produkti është spektakolar.

Këtë organizim e shikoj me të vërtetë në perspektivë si një ogur të mirë, mos të shikojmë gjendjen sot, por nesër. Asnjë vend i botës nuk është i kënaqur nga arritjet në arsim, kemi një brez që ka filluar të mendojë ndryshe, i varur nga teknologjia dhe që mësohet nga njerëz që nuk e njohin këtë teknologji, Kemi të bëjmë me një gjeneratë që i ndryshojnë mendimet.

Janë njerëz të mësojnë aty për aty, kanë filluar që kanë klasë fillore të përdorin chatgt për të bërë detyrat, e deri në Universitete, është problem ndërkombëtar.

Duhet të gjejmë shtigje për të ecur përpara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme