Akuzohet për shitje droge në lokalet e natës, vihet në pranga 33 vjeçari! Shkon në 27 numri i të arrestuarve, 6 të tjerë ende në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Blloku 33”, duke e çuar në 27 numrin e të ndaluarve deri tani.


I arrestuari është shtetasi A. B., 33 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 6, në zonën e Kasharit, pas administrimit të informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij.

A. B. akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ndaj tij ishte caktuar më parë masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet se ka shpërndarë lëndë narkotike në disa nga lokalet e natës në kryeqytet.

Policia njofton se vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor, antidrogë, i koduar “Blloku 33”.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë tij, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet.

Shkon 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç.

Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme